Mësohet se Gjykata e Lartë ka pushuar cështjen gjyqësore ndaj Fatmir Mediut, aktualisht Ministër i Mjedisit, i akuzuar nga banorët e Gërdecit.

Gjykata e Lartë pranoi dje kërkesën për gjykim dhe u shpreh se për këtë akuzë nuk ka element të veprës penale.

Fatmir Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit të Gërdecit. Mbi të rëndojnë 27 akuza, 4 nga të cilat janë pushuar nga Gjykata e Lartë. ah/Shqiptarja.com/