Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e 7 prillit! Lejon përdorimin e pilulave të abortit në SHBA

SHBA- Gjykata e Lartë ka vendosur që të lejojë përdorimin e pilulave të abortit, duke hedhur kështu poshtë vendimin e marrë në prill nga një trupë gjykuese e Teksasit, ku urdhëroi ndalimin e tyre. Ishte administrata e Trump që apeloi këtë vendimmarrje të Teksasit. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë u shpreh pro kërkesave të Shtëpisë së Bardhë, duke e konsideruar si një fitore për Biden.

Çfarë do të thotë ky vendim?
Pas këtij vendimi, amerikanet do të kenë mundësi për të përdorur Mifepristonin dhe misoprostolin, 2 ilaçe të kombinuara me njëra-tjetrën që deri tani janë përdorur nga më shumë se pesë milionë gra në SHBA për t'i dhënë fund shtatzënisë. Mifepristoni u përdor për herë të parë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më shumë se 20 vjet më parë, pas katër vjet shqyrtimi. Organizatat kryesore mjekësore, duke përfshirë Kolegjin Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologëve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se pilula e abortit është e sigurt dhe efektive.

Çfarë pritet nga pas këtij vendimi?
Me këtë vendim gjasat janë që qasja tek mifepristoni të jetë e garantuar të paktën deri vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon beteja në gjykatën e apelit, përfshirë dhe shanset që çështja të shkojë edhe në Gjykatën e Lartë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit