
Gjykata e Moskës shpalli META-n “organizatë ekstremiste” dhe për këtë arsye ndaloi shërbimet e saj.
Shërbimet sekrete ruse (FSB) i kishin kërkuar autoritetit gjyqësor që të vendoste një ndalim "të menjëhershëm" të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi.
"Aktivitetet e Metës janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj kërkojmë që Meta të ndalohet në Rusi dhe ky ndalim të fillojë zbatimin menjëherë”, tha Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit, zëdhënës i FSB-së.
Ndalimi u kërkua edhe nga prokurori i Moskës.
Lajmi kryesor:
Bombardime në qendër të Kievit! Zelensky: Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do bëhet me referendum! Biden një orë bisedë telefonike me liderët e BE-së












