SKOCI - Katër anëtarët shqiptarë të një bande kriminale në Skoci janë dënuar me 30 vjet burg në total. Bëhet fjalë për dy shqiptarë dhe dy kosovarë, të cilët ishin shndërruar në një kapobandë në Skoci ku kishin përfituar nga trafiku i drogës rreth 1.2 milionë paund.
Katër anëtarët e kësaj bande janë arrestuar në Glasgow në maj të vitit të kaluar nga ana e krimit skocez dhe agjencisë kundër drogës. Arben Dumani (në foto) 23-vjeçari nga Kosova është dënuar me 12 vjet burg ndërsa 25-vjeçari nga Shqipëria, Albert Memia është dënuar me 10 vjet. Fabion Ponari është dënuar me 5 vjet dhe Gjeorgji Pjetri nga Kosova u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, pra në total 30 vjet burg për bandën shqiptare të drogës në Skoci.
Sipas Gjykatës së Lartë në Glasgow, rrjeti kriminal nga Shqipëria dhe Kosova ka operuar në një zonë në Kinning Glasgow Park. Arben Dumani është arratisur nga Kosova që në moshën 10-vjeçare dhe filloi një jetë të re në Skoci duke u shndërruar në trafikant droge.
Pavarësisht mohimeve Dumani u dënua dhe po ashtu edhe Memia u shpall fajtor për të njëjtën akuzë.
Organizata e udhëhequr nga Dumani ishte e përfshirë në trafikimin e kokainës me një vlerë prej 1.2 mln paund
Redaksia Online
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com