Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të Qipros në gjyqin përballë Turqisë.

Nga vendimi i marrë  Turqia duhet të paguajë 90 milionë euro, për shkak se ka shkelur të drejtat e njeriut, gjatë pushtimit të Qipros veriore.

Qiproja është e ndarë që nga vitit 1974, kur trupat ushtarake turke pushtuan pjesën veriore të ishullit, pas grusht-shtetit të inspiruar grek që kishte për qëllim bashkimin e Qipros me Greqinë.

Gjykata e Strasburgut, bazuar në vendimin e datës 12 maj, ka bërë me dije se pavarësisht se ka kaluar kohë, nuk mund të fshihet përgjegjësia ndaj asaj që ka ndodhur.

Vendimi vjen në kohën kur krerët grekë dhe turqit qipriot po angazhohen për bisedime të reja që kanë për qëllim ribashkimin e ishullit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)