Gjykata e Tiranës dënon
2 vjet burg djalin e Xhuvanëve

Gjykata e Tiranës dënon<br />2 vjet burg djalin e Xhuvanëve
Kostandin Xhuvani, djali i dy artistëve, regjisorit Gjergji Xhuvani dhe aktores e deputetes PS Luiza Xhuvani, është dënuar me dy vjet burg për vrasjen e Alfred Musabelliut. Gjykata e Tiranës e dënoi me akuzën e “ vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Ndërsa me 14 muaj burg është dënuar shoku i tij Albi Zela, për moskallëzim të krimit.
Dënimi vjen pas ngjarjes së 12 shkurtit 2011, ku mbeti i vrarë Alfred Musabelliu.

Gjykata e Tiranës deklaroi “fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani për veprën penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 vjet burgim”, vendosi Gjykata e Tiranës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit 2011, në një banesë në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, ku, viktima, Alfred Musabelliu, kishte shkuar me dy shokë të tij për t’u sqaruar me Kostandin Xhuvanin dhe Albi Zelën për një konflikt të mëparshëm. Në këtë banesë, situata jo vetëm nuk është sqaruar, por eshte acaruar. Musabelliu është konfliktuar me Albi Zelën dhe në këtë moment la ndërhyrë Kostandin Xhuvani dhe ka qëlluar Musabelliun me një pistoletë në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas Xhuvani është larguar në drejtim të paditur, për t’u dorëzuar në polici 3 muaj më pas, me ndërmjetësimin e të afërmëve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë