Gjykata Evropiane: Azilkërkuesit
të pranohen nga vendet anëtare

Gjykata Evropiane: Azilkërkuesit<br />të pranohen nga vendet anëtare
Shtetet anëtare të BE mund të detyrohen të pranojnë azilkërkuesit në vendet e tyre, deklaroi Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian.
 
Hungaria dhe Sllovakia kërkuan që të qëndrojnë jashtë planit që Bashkimi Evropian filloi të zbatojë dy vite më parë por ky pretendim u hodh poshtë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
 
Këshilli Evropian miratoi planin për risistemimin e refugjatëve pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve të Evropës Lindore.
 
Sistemi pretendon risistemimin e 160 mijë refugjatëve që kanë arritur në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar punën e këtyre vendeve, ndërkohë 24,000 njerëz janë risistemuar deri tani.
 
Polonia dhe Hungaria kanë refuzuar të pranojnë refugjatë, ndërkohë që Sllovakia ka pranuar vetëm një pjesë.
 
Redaksia Online
A.D/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje