Gjykata vendosi sot masën arrest me burg për Donald Lushajn dhe Armando Pezakun me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhur me 613 kilet e kokainës të kapur në një kontenier bananesh jashtë portit të Durrësit dy ditë më parë.

Teksa zhvillohej kjo seancë, Report TV mësoi se në portin e Livornos në Itali kontenieri ishte kontrolluar në mënyrë fizike, por pas kontrollit ka rezultuar se nuk ka kokainë. Pasi ka lënë portin e Livornos, ky kontenier është nisur drejt Maltës dhe nga Malta është nisur për në Shqipëri.

Armand Pezaku dhe Donald Lushaj nuk kanë pranuar të japin deklarime, por nëpërmjet avokatëve këkruan ndryshimin e masës së sigurisë.

Prokuoria pretendon se ka një provë të rëndësishme, që është destinacioni i nisjes dhe pika fundore e mbërritjes.

lush

Donald Lushaj dhe Armando Pezaku gjatë seancës së sotme në Gjykatë

Ndërkohë xhaxhai i Armando Pezakut i hodhi poshtë akuzat për nipin e tij jashtë gjykatës.

“Pretendoj se Armandi është punëtor frime, nuk ka të drejtë me kamionin të luajë as pesë metra. Firma pelikan transport e merr në telefon dhe i thotë si të lëvizi. Armandi ka pesë-gjashtë muaj që është punësuar dhe punonte me konteniera. Nuk ka lidhje fare Armandi me kamionin. Shteti ka mundasi ta zgjidhi, por për mendimin tim ka droë shteti vetë. Ata e kanë telefonin e Armandit, le ta verifikojnë. Ai është shofer kompanie dhe vepron si i thotë firma, verifikojeni” – u shpreh xhaxhai i tij.

Ndëkrohë, avokati Maks Haxhiaj i Donald Lushajt u shpreh se nuk ka asnjë provë për të akuzuarin që mbron. “U lidh vetëm me faktin se u kap 613 kg drogë. Nuk kishte asnjë përgjim. Lushaj nuk është në organet drejtuese të shoqërisë, nuk kishte as autorizim, si mund të mbajë përgjësi penale kur në magazinë ishin dhe 15 punëtorë të tjerë” – tha Haxhiaj.

s.k/Shqiptarja.com