Gjykata iraniane urdhëron SHBA-në të paguajë 330 mln $ dëmshpërblim për komplotin e grushtit të shtetit të vitit 1980

Gjykata iraniane urdhëron SHBA-në të paguajë 330 mln $ dëmshpërblim për komplotin e grushtit të shtetit të vitit 1980

Një gjykatë në Teheran ka vendosur se Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë 330 milionë dollarë si dëmshpërblim për të mbijetuarit dhe viktimat e komplotit të grushtit të shtetit Nojeh të vitit 1980 për të përmbysur qeverinë e atëhershme iraniane.  

Në një vendim të dhënë të shtunën, krahu ndërkombëtar i gjyqësorit iranian akuzoi SHBA-në për "orkestrimin dhe ekzekutimin" e grushtit të shtetit të ndërprerë dhe i bëri thirrje Uashingtonit të paguajë dëmet, njoftoi agjencia e lajmeve Mizan.

Vendimi erdhi si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të grushtit të shtetit kundër qeverisë amerikane dhe 7 të pandehurve të tjerë, raportojnë mediat e huaja.

Më 24 korrik, një seancë gjyqësore u mbajt në Teheran, ku të mbijetuarit dhe familjet e viktimave paraqitën çështjet e tyre kundër SHBA. 

Pas shqyrtimit të çështjes dhe ekzaminimit të dokumentave, gjykata vendosi se SHBA duhet të paguajë 30 milionë dollarë për dëme materiale dhe morale dhe 300 milionë dollarë për dëmtime ndëshkuese. 

Komploti i grushtit të shtetit në korrik të vitit 1980, një vit pas revolucionit iranian që përmbysi sundimin Pahlavi, kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë së presidentit të atëhershëm Abdolhassan Banisadr. 

Përpjekja për grusht shteti u krye më 9-10 korrik 1980, nga qindra oficerë ushtarakë me urdhër të kryeministrit të fundit Pahlavi Shapour Bakhtiar. 

Grushti i shtetit ishte planifikuar në bazën ajrore Nojeh pranë qytetit Kabudrahang në provincën perëndimore Hamedan. 

Grushti i shtetit erdhi në momentin kur diplomatët amerikanë ishin marrë peng në nëntor të vitit 1979 të cilët gjendeshin në paraburgim në Iran

Në korrik të vitit 2017, autoritetet iraniane thanë se SHBA kishte një "rol kyç" në planifikimin dhe ekzekutimin e grushtit të shtetit të vitit 1980, duke cituar dokumente që mbanin rrëfimin e një piloti që dyshohet se kishte bashkëpunuar me komplotistët.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë