Gjykata ktheu dosjen për zgjatje hetimesh/ Vrasja e Grei Bihucit në Fier, flasin dy avokatët: Autori ka pranuar krimin! 16-vjeçari pa faj, nuk kishte armë të ftohtë

Grei Bihuci, 19-vjeç ishte nxënës i shkollës së mesme “Petro Sota”. Paraditen e 11 Marsit 2024, sapo kishte mbaruar mësim u thirr ne telefon nga shoku i tij, i mituri me iniciale N.A. I cili ishte ne telashe. Në konfliktin fizik, para hotel” Fieri” u përfshinë 11 adoleshentë të moshës nga 15 deri në 19 vjec.

Konflikti mes të rinjve e kishte zanafillën disa muaj para krimit kur Florian Muka i dha thikën një të mituri dhe i kërkoi t’ia mbante për 2-3 ditë, me të drejtë kthimi. Por ky i fundit nuk ia ktheu dhe këtu lind debati sa në rrjetet sociale aq dhe në lulishtet e qytetit.

Florian Muka goditi me thikë Grei Bihucin, me të cilin nuk kishte njohje, por siç ka deklaruar në polici, e ka qëlluar për shkak se gjate sherrit një person e goditi me përforcues grushti. 18-vjecari e ka pranuar autorësinë dhe po mbahet ne masën arrest me burg, ndërsa kushëriri i tij i mitur u la me masën “arrest në shtëpi” për shkak të tejkalimit të afatit 6-mujor në paraburgim.

Më datën 27 nëntor ishte gjykimi paraprak, ku prokuroria e Fierit ngriti dy akuza “vrasje me paramendim e kryer ne bashkëpunim” dhe “armë të ftohta pa leje”. Florian Muka për thikën e përdorur ne ngjarje ndërsa 16-vjecari për përforcuesin e grushtit.  Avokati i kushërinjve Muka, Ervis Goxhaj, tha për Report Tv se 16-vjecari nuk ka pasur përforcues grushti dhe ka qenë pasiv në ngjarje.  Ndërsa, avokati i familjes Bihuci, Erlis Nakollari tha se nga hetimet e deritanishme të dy kushërinjtë janë fajtore, dhe akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

Gjykata e Fierit e kthehu dosjen për hetim deri ne dt 27 shkurt, duke i lene kohe prokurorise te mbledhe prova dhe te kryeje ekspertim  per te gjithe personat e perfshire ne konfliktin qe çoi ne vrasje.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! Ishte drita e shtëpisë


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....

Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....