Gjykata Kushtetuese

NJOFTIM

Per vende pune te lira ne administrate.

 

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise njofton, se kerkon te plotesoje ne administraten e saj vendin e lire te punes ne pozicionin:

I.  Specialist/e i/e ruajtjes e sigurise i/e nivelit te larte ne sektorin e Sherbimeve te Drejtorise  Ekonomike dhe Burimeve Njerezore.

1.   Qellimet e pozicionit te punes:

Të mbikqyre dhe te zbatoje me përpikmëri rregulloren e brendshme të institucionit dhe ne menyre te veçante ate për regjimin e hyrje-daljeve ne Gjykaten Kushtetuese; Vezhgon dhe ndjek zhvillimin e seancave gjyqsore nga monitori dhe merr masat e nevojshme te kerkuara nga Kryetari i gjykates. Ndjek e zbaton urdherat qe merr nga eproret e tij dhe kryen detyra te tjera qe i ngarkohen ne kuader te punes se institucionit.

2.      Kandidati/ja duhet te plotesoje kerkesat e pergjithshme per pranimin ne sherbimin civil ne perputhje me nenin 12, te ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, “Statusi i nepunesit civil”.

3.      Kerkesat per kandidatet e ketij vendi pune:

a)  Te kete arsimin e larte universitar.

b)  Te kete pervoje pune, te drejtperdrejte ne ruajtjen e sigurine e gjykatave

ose te institucioneve te ngjashme te administrates shtetrore, qendrore, jo

me pak se 3 vjet.

c)      Te jete specializuar dhe i kualifikuar ne monitorimin dhe ruajtjen e siguri-

      se se brendshme te institucioneve qendrore, shtetrore.

d)     Te zoteroje me provim ose deshmi nje gjuhe te huaj, si anglisht, frengjisht,

        gjermanisht dhe italisht.

e)     Te zoteroje me deshmi dhe te kete aftesi te mira te perdorimit te PC-se ne

programet baze te tij.

f)     Te kete aftesi te mira komunikimi dhe te punes ne grup.

g)    Te kete figure te paster morale dhe te mos jete i denuar me vendime te

formes se prere te gjykatave. 

4.      Pagesa:

·         Paga per vendin e punes ne pozicionin “specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurise” ne Sektorin e Sherbimeve eshte e klases IV, kategoria IV-a + paga e grupit +2% vjetersi pune per çdo vit.

5.      Paraqitja e kerkesave dhe dokumentave:

·         Paraqitja e kerkeses dhe dokumentave do te behet prane Kryetarit te

 Gjykates Kushtetuese ose Drejtorise Ekonomike dhe Burimeve Njerezore, brenda dates 07 shtator 2012.

·         Kandidati/ja, qe ploteson kerkesat e vendit te punes duhet te paraqese keto dokumenta:

·         Nje kerkese per punesim per vendin e punes te shoqeruar me nje CV. Kerkesa te permbaje adresen e banimit, numer telefoni ose celulari dhe menyren e kontaktimit.

·         Nje kopje te diplomes se shkolles se larte, se bashku me listen shoqeruese te notave.

·         Nje kopje te çertifikatave e te kualifikimeve pasuniversitare, ose te kualifikimeve te tjera.

·         Nje kopje te librezes se punes.

·         Nje kopje te deshmise se zoterimit te gjuhes se huaj.

·         Deshmi te gjendjes gjyqsore ose plotesimin e formularit perkates te deklarimit per verifikim.

·         Rekomandime, ne rast se ka, mundesisht nga dy punedhenesit e fundit.

·         Deshmi te tjera(ne se ka), qe i çmon, se mund te vlejne per vleresimin e pergatitjes arsimore dhe pervojes profesionale.

·         Mosparaqitja e dokumentacionit te kerkuar ne numrin dhe menyren e kerkuar perben shkak per moskualifikim ne konkurrim.

6.      Perzgjedhja dhe vleresimi:

·    Bazuar ne nenin 15, te  ligjit nr.8549, date 11.11.1999, “Statusi i nepunesit

civil”, perzgjedhja do te behet me levizje paralele per te gjithe kandidaturat, nga ato, brenda administrates se Gjykates Kushtetuese ose nga administratat e institucioneve me nivele paralele ne kategorine e institucionit, nivelin e pagave, etj. nepermjet procedurave te levizjes paralele ose te ngritjes ne detyre. Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e brendeshme, ose nga administrata e institucioneve me nivele paralele ne kategorine e institucionit, nivelin e pagave, etj. nepermjet procedurave te levizjes paralele ose te ngritjes ne detyre, qe plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin “specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurise” ne Sektorin e Sherbimeve do te bazohet ne CV, njohurite profesionale, kualifikimet dhe vleresimin e punes.

·   Ne rast mos plotesimi me kandidaturat e lartpemendura, bazuar ne nenin 13, te  ligjit nr.8549, date 11.11.1999, “Statusi i nepunesit civil”, do te kalohet ne perzgjedhjen e kandidatura nga jashte administrates se Gjykates Kushtetuese.

Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e jashtme, qe plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin “specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurise” ne sektorin e Sherbimeve te Drejtorise  Ekonomike dhe Burimeve Njerezore, do te bazohet ne njohurite per Kushtetuten, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin per organizimin e funksionimin e Gjykates Kushtetuese, ligjin per statusin e nepunesit civil, si dhe ne njohurite

profesionale ne fushen, ku do te konkuroje, CV, kualifikimet, vleresimin e punes etj.

·        Perzgjedhja dhe vleresimi do te behet per te gjithe kandidaturat, qe plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin “specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurise” ne sektorin e Sherbimeve  te Drejtorise  Ekonomike dhe Burimeve Njerezore. Mosdorezimi dhe mosplotesimi i dokumentacionit per vleresim ne menyren e kerkuar perben shkak dhe aresye per skualifikim te kandidatit pjesemarres ne konkurrim.

·        Emerimi i kandidaturave te perzgjedhura do te bazohet ne nenin 12, te ligjit nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.

·        Per periudhen e proves do te trajtohet sipas kritereve te percaktuara ne nenin 14, te  ligjit nr.8549, date 11.11.1999, “Statusi i nepunesit civil”.

 

Per me shume informacion per Gjykaten Kushtetuese dhe veprimtarine e saj mund te vizitoni edhe faqen tone ne internet: www.gjk.gov.al

Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose ne adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.26, Tirane.

 

GJYKATA KUSHTETUESE

Tirane, me 16.07.2012

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon