BERLIN- Lajm i mirë për përpjekjet e shpëtimit të eurozonës. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë dha më në fund OK për Mekanizmin e Stabilizimit Evropian, emër, me të cilin njihet fondi i posaçëm i krijuar nga Komisioni Evropian për të ndihmuar financiarisht vendet e eurozonës që kanë aktualisht probleme ekonomike.

Ne Gjermani, forca të ndryshme politike apo ekspertë të financave kishin kërkuar nga Gjykata të shprehej lidhur me përputhjen e kësaj mase me Kushtetutën e shtetit gjerman. Gjykata u shpreh në favor të fondit, por me kusht që kontributi i Gjermanisë në të të mos kalojë shumën e 190 miliardë eurove dhe çdo shifër shtesë duhet më parë të marrë OK e parlamentit gjerman.

Ky vendim është pritur me duraktrokitje të gjata në parlamentin evropian në Strasburg, ku presidenti i Komisionit Manuel Joze Barrozo po mban fjalën e rastit lidhur me gjendjen në BE.
(gk/shqiptajra.com)