Ky vendim erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkuan deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave "Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme".
Gjithashtu, deputetët kërkuan pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave "Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme".
Vendimi i qeverisë për IMEI u mor më 4 qershor të këtij viti. /a.ke/