Kushtetuesja rrëzoi përgjimet nga policia, reagon Avokati i Popullit: Ligji binte ndesh me Kushtetutën, cenim i të drejtave për shtetasit shqiptarë

Kushtetuesja rrëzoi përgjimet nga policia, reagon Avokati i Popullit: Ligji binte ndesh me Kushtetutën, cenim i të drejtave për shtetasit shqiptarë

Avokati i Popullit ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e këtij institucioni dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke rrëzuar përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë.

Me një postim në Facebook, Avokati i Popullit shkruan se neni 131 i ligjit për Policinë e Shtetit binte ndesh me Kushtetutën.

"Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji", thuhet në reagim.

Po ashtu, Avokati i Popullit thekson se ky nen do të cenonte të drejtat dhe garancitë kushtetuese për shtetasit shqiptarë.

"Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cenim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë", theksohet mes të tjerash në reagimin e Avokatit të Popullit.


Lajmi kryesor:

Ligji për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë: Cenohet e drejta e jetës private dhe siguria juridike


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës