TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Bashkisë së Tiranës me kryetar Lulzim Basha, mbi të drejtën e ndërtimeve në kurorën e gjelbërt. Së bashku me këtë kërkesë, Kushtetuesja ka refuzuar dhe pretendimet e Bashkisë Krujë, Komunës Kashar, Komunës Farkë dhe komunës Katund i ri në Durrës. Burimet thanë se pretendimet e ngritura nga Bashkia e Tiranës dhe të tjerët, nuk kanë pasur mbështetje dhe argument ligjore. Ndaj dhe lejet e ndërtimit në këto zona nuk do të lejohen, duke lënë në fuqi vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Pretendimi
Përfaqësuesit e pushtetit vendor e kanë cilësuar të pajtueshëm me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore vendimin nr. 1, datë 08.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar”.
Ndërsa është kërkuar që të pezullohet vendimit nr. 1, datë 08.10.2013 dhe vendimit nr. 3, datë 18.10.2013 i KKT “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”. Ankimimi në fakt në themel është një luftë për të pasur mundësinë e dhënies së lejeve të ndërtimit në kodrat rreth Tiranës, si dhe në ato të Durrësit. Gjë që duket nga ekspertët e qeverisë së re është parë si rrezik, ndaj dhe është vendosur frenimi deri në një plan të qartë.
Vendimi i KKT-së
Në vendimin e KKT, kërkohet pezullimi i ndërtimeve në zonat strategjike, por që dhe shihen si mushkëritë e kryeqytetit. Kaosi i madh i ndërtimeve ka lënë pa prekur vetëm disa zona të gjelbra, ndaj dhe vijimi i lejeve të ndërtimit do të shkatërronte dhe ato pak sipërfaqe. Në vendimet e KKT kërkohet: “Përcaktimi i atyre zonave ku do të ndërmerren masa të natyrës emergjente me qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin mjedisin të Kurorës së Tiranës”. Ndërsa vendoset dhe pezullimi i dhënies së të gjitha llojeve të lejes zhvillimore në zonat e Kurorës së Tiranës, nga autoritetet e planifikimit deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar.
Gjykata
Gjykata Kushtetuese duket se ka pasur bindjen e plotë në rrëzimin e pretendimit të krerëve të pushtetit vendor. Kjo për faktin se të gjithë anëtarët kanë votuar në të njëjtën formë. Por se pa bërë ende publik argumentet se përse i çuan në këtë vendim. Mësohet se vendimi i plotë do të paraqitet vetëm pasi gjyqtarët të paraqesin me shkrim vërejtjet e tyre. Gjithsesi fjala e përbashkët mes tyre mësohet të ketë qenë pretendim dhe argumente të pambështetura në Kushtetutë. Gjë që në fakt i vë vulën bllokimit të së drejtës për dhënien e vendimit në këto zona.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com