Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Bordi i Karburanteve mbetet në fuqi, është i ligjshëm

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Bordi i Karburanteve mbetet në fuqi, është i ligjshëm

Gkykata Kushtetuese

TIRANË-  Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke e konsideruar si të ligjshëm Bordin e Transparencës. Në vendimin e marrë ditën e sotme, “Kushtetuesja” nuk e ka shkrirë Bordin, siç PD kërkonte, por kanë shfuqizuar vetëm një nen të saj, në të cilën speficikon se ai nuk mund të shkrijë vetveten, por duhet të jetë qeveria që merr një vendim të tillë.  

Që do të thotë, se Bordi nuk duhet të shkrihet me vendim të anëtarëve të tij. Ai vijon të ekzistojë dhe të përcaktojë çmimet e Karburanteve, por tani më nuk do të jetë në tagerin e tyre për të marrë vendimin për t’u shkrirë ose jo. Bordi i Karburanteve u krijua me akt normativ të qeverisë më 12 Mars 2022 për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Ai është një institucion që është krijuar në një situatë emergjente, siç ishte rritja e çmimeve. E për rrjedhojë, theksohet se situatën e jashtëzakonshme, nuk mund ta përcaktojë Bordi se kur ai do duhet të funksionojë ose jo, por duhet të jetë qeveria që vendosë.

Bordi i Transparencën përbëhet nga 12 anëtarë. 7 prej të cilëve vijnë nga radhët e institucioneve shtetërore dhe 5 janë përfaqësues të shoqërive hidrokarbure. 

Dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tino: 19/04/2023 01:14

    Nuk ja vlen as te komentohet ky lajm, mjafton te shohesh qe njerzit votojn pro bordit vetem se e ka ngritur qeveria , dhe pse jane koshient qe kemi cmimet me te larta te karburantit ne te gjithe rajonin tone ,dhe cilesine me te keqe sigurisht.Vazhdoni furnizohuni prap ne maqedoni tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën