Gjykata e Tiranës ka lënë në burg italianin e shumë kërkuar, Enrico Gazzo, i akuzuar për trafikimin e 1 ton e 600 kg kokainë me vlerë 350 milionë Euro në 2008.
 
Vendimi është dhënë paraditen e kësaj të hëne.
 
Gazzo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet peruane, ku edhe akuzohej për trafikim droge.  
 
Autoritetet shqiptare janë në pritje të kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Perusë.
 
Pas arrestimit të Enrico Gazzos një ditë më parë, INTERPOL është njoftuar nga autoritetet shqiptare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com