Gjykata lë në burg shoferin e Mark Frrokut, u kap në Tiranë me 2 armë dhe një municion luftarak në mjet

TIRANË- Albert Prendi ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e së mërkurës pasi u kap nga policia me 2 armë zjarri në automjet si dhe 2 krehra dhe municion luftarak. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se 38-vjeçari është shoferi i ish deputetit, Mark Frroku.

Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi. 38-vjeçari është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi”. Në njoftimin e policisë thuhet se armët janë sekuestruar në Tiranë pranë bulevardit ‘Migjeni’.

Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës dhe jo në trupin e Prendit, ai ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.

Kujtojmë se mandati si deputet i Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bulevardi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.  

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Nr. 6. 

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari. 

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin "Migjeni", një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi". 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

- A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin "Migjeni", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.- thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Albert Prendi

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës