Ish-ministri Spiro Ksera u vu në pranga mbrëmjen e së premtes në fshatin Derviçan të Gjirokastrës pak orë pasi ai u kthye nga Greqia. Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Policisë së Gjirokastrës të cilët dhe pse kishin marrë urdhër ndalimin nuk e kishin ekzekutuar pasi Ksera ndodhej jashtë vendit.
Report Tv ka zbardhur dhe urdhër ndalimin e prokurorit Tavani, ku sipas hetimeve rezulton se Ksera ka përgjegjësi penale për vjedhjen e 30 milionë lekëve.
Prej të shtunës në mëngjes ish-ministri Ksera u transferua në Policinë e Tiranës ndërsa ai qëndroi në një ambjent të veçuar në dhomën nr.6 të paraburgimeve në ambjentet e drejtorisë dhe tashmë pas arrestit me burg ai do të vendoset në paraburgimin 313.
Ndërkohë avokati i Kserës, Genci Gjokutaj e kundërshtoi arrestin me burg pasi sipas tij ish-ministri nuk i shmanget hetimit dhe ai do të apeloj arrestin me burg.
Ja vendimet e gjykatës për bashkëpunëtorët e Kserës deri më tani
1-Elda Kozaj-"detyrim paraqitjeje"
2-Artevis Mene-"Arrest me burg"
3-Pranvera Lila-"detyrim paraqitjeje"
Ish ministri Spiro Ksera para gjykatës
Artevis Mene para Gjykatës
Arrest me burg u caktua dhe për ish zyrtarin e ministrië Artevis Mene, i cili është personi që po shihni në këto pamje me profesion avokat.
Për Pranvera Lilën dhe Elda Kozajn, gjykata caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" duke urdhëruar lirimin, ndërkohë në kërkim janë shpallur Alban Karabashi, Elisabeta Dodbiba dhe Alfred Jaunidhi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish minisitrit të tij Spiro Ksera, duke e cilësuar këtë veprim, një atavizëm të kohëve të shkuara dhe deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdher arrestin!
Në rrjetin social Facebook Sali Berisha shkruan se Ksera u arrestua pa u pyetur ndonjëherë prokuroria, ndonëse ishte paditur nga KLSH nje vit me pare. "Ky qëndrim i organit të akuzës vijon Berisha, dëshmon veprimet antiligjore të këtij insititucioni si mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij. Sipas ish kryeministrit, ky arrestim dëmton në mënyrë të pariparueshme që në fillim hetimin dhe e bën atë politik dhe të dështuar.
Në shkrimin e tij Berisha, duke iu referuar avokatit të ish ministrit, thotë se ai u arrestua në kushtet kur nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua. Siç kryeminsitri shpreh mbeshtetjen per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, ndërsa dënon arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt i porositur per qellime te qarta politike.
Spiro Ksera jo i panjohur per drejtesine
Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri përballet me drejtësinë pasi në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e një hetimi ai ka dëshmuar dhe në procesin ndaj ish-vartësit të tij Klevis Bitro.
Këto hetime janë kryer nga akuza për Bitron dhe Ksera ka dëshmuar në lidhje me ish këshilltarin e tij Theofan Kalivioti i cili dhe pse nuk punonte fizikisht në ministri paguhej nga buxheti i shtetit si këshilltar politik i Spiro Kserës.
Me vendimin nr 1519 gjyqtari Petrit Çomo ka dënuar në 7 maj 2015 me 10 muaj burg ish vartësin e ministrit Klevis Bitron i cili rezulton i hetuar dhe në këtë procedim për të cilin është ndaluar Ksera.
Ndërkohë një tjetër detaj i faktuar nga hetimet për të cilat akuzohet Ksera se ka vjedhur 30 milion lekë për aktivitetet të komunitetit rom është dhe montazhi i fotove apo pamjeve filmike të aktiviteteve të kryera vite më parë dhe të depozituara si të kryera për periudhën që janë lëvruar paratë nga buxheti i shtetit.
Në ngarkim të ish-ministrit dhe vartësve të tij rëndojnë dy kallëzime penale një i bërë nga pasardhësi i tij Erion Veliaj sapo mori detyrën dhe një nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2015.