TIRANË - Zhbllokohet procesi ndaj 9 imamëve nën akuzë për terrorizëm pasi Gjykata e Krimeve të Rënda lejoi familjarët dhe mbështetësit e imamëve të futen në sallë me bluzat që mbajnë mbishkrimin: “Jam krenar që jam mysliman”.
Me të njëjtat bluza ishin veshur dhe 9 të pandehur, mes tyre Fadil Muslimani, Genci Balla, Bujar Hysa të cilët për dy seanca braktisën procesin duke vendosur si kusht lejimin e të afërmve të tyre të futeshin me veshjen ku përcillej mesazhi fetar.
Në seancën e kësaj të martë dhanë deklarime 5 dëshmitarët e thërritur nga prokuroria. Dëshmitari Zamir Mani deklaroi në sallë se Genci Balla sipas informacioneve që ai ka mbledhur i ka dërguar djalin dhe ish bashkëshorten në Siri.
Mani u shpreh se ish gruaja e tij Elmira pas ndarjes jetonte me Genci Ballën, dhe kur ky ka ardhur të kërkowj djalin tre besimtarë i kanë dalë para tek xhamia e Unazës së Re duke i folur në emër të Ballës me mesazhin: Nuk ke më punë me Elmirën pasi tani ajo është motra jonë.
Por këto pretendime janë rrëzuar nga vetë Balla i cili u shpreh se këto deklarime nuk faktojnë asnjë lidhje me terrorizmin për të cilin ai është nën akuzë.
Në këtë seancë nuk mungoi dhe ndryshimi i dëshmisë nga Erzen Gashi i cili i pyetur më parë nga prokuroria kish deklaruar se Genci Balla e rekrutoi për në Siri dhe në sallë e mohoi duke u shprehur se ka thënë kështu pasi e ka detyruar policia por realisht ai nuk njeh asnjë nga të akuzuarit. I pyetur se përse ka udhëtuar 7 herë drejt Turqisë, Gashi tha se shkonte atje për punët e tij.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.1%
-
JO
48.9%
-
NUK E DI
10.9%
Vota total: 758
Lajme të tjera
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48