Gjykata liron llogaritë bankare
të nënës së biznesmenit Zekaj
Arkivë/Të gjitha lajmet për Fejzo Zekaj

Gjykata liron llogaritë bankare<br />të nënës së biznesmenit Zekaj<br />Arkivë/Të gjitha lajmet për Fejzo Zekaj
Gjykata e Tiranës ka liruar llogaritë bankare të shtetases Tefta Zekaj, e cila është nëna e Fejzo Zekaj, biznesmenit që administron kompleksin e vilave “White Hauses” në Tiranë dhe kompaninë “F.Z. Construksion”.
 
Vendimi është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Tiranës, ndërkohë që llogaritë e zonjës Tefta Zekaj kishin ngrirë me një vendim gjykate, pasi prokuroria kishte nisur hetimet për pastrim parash.

Nisur nga fakti që shtetasi Fejzo Zekaj është arrestuar në datë 25 shkurt 2016 për llogari të autoriteteve italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, nëna e tij Tefta Zekaj është administratore dhe ortake e shoqërisë "FZ Konstruksion" sh.p.k dhe e përfshirë në kryerjen e shumë transaksioneve financiare, përfshirja e djalit të saj Romeo Zekaj dhe pajisja e tij me prokurë për të vepruar në emër dhe llogari të shoqërisë si edhe përfshirja e vajzës së saj Rudina Zekaj në transaksionet e kryera nga shoqëria "FZ Konstruksion" duke bërë edhe transaksione me këtë shoqëri brenda rrethit familjar krijon dyshime të arsyeshme për elementë të veprës penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale".

I kërkuar nga policia italiane para 12 vitesh, Fejzo Zekaj ia doli t’i shpëtonte drejtësisë, ndërsa në Shqipëri ndërtonte një “perandori” biznesi në ndërtimin e komplekseve të vilave luksoze. Zekaj ishte shpallur në kërkim në bazë të një vendimi të datës 7 maj 2004 të Gjykatës së Breshias në Itali, pasi u gjet fajtor për trafikimin e 6 kilogramëve heroinë në bashkëpunim me një shtetas bullgar. Emri i Zekajt shfaqet në dokumentet e drejtësisë italiane në vitin 2003, si i implikuar në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë nga Bullgaria dhe Turqia. Në moshën 26 vjeçare, Zekaj arrestohet së bashku me bullgarin Stuianov Nicolov Gheoghe si bashkëpunëtorë në trafikim.

Në vendimin e Gjykatës së Breshias së 7 majit 2004 thuhet se “lënda narkotike ishte siguruar nëpërmjet dy linjave kryesore nga Turqia në Itali dhe nga Turqia në Bullgari. Pas procesit në Gjykatën e Breshias, ai është gjykuar edhe nga Apeli,duke marrë 7 vjet burg si dënim përfundimtar. Ndërkohë në Shqipëri, Zekaj ka projektuar sektorin në lulëzim të ndërtimit si aktivitetin e tij. Tre vjet pas dënimit të parë në Itali, familjarët e Fejzo Zekajt themeluan kompanisë “F.Z Construction”, duke ndërtuar pallate dhe kompleksin lukzos të vilave “White Hauses”.

Nga verifikimet që janë kryer për nënën e personit të mësipërm, konkretisht shtetasen Tefta Zekaj ka rezultuar se datë 10 tetor 2016 Tefta Zekaj ka lidhur një kontratë kapari sipas të cilës ka marrë kapar në shumën 135,000 euro nga Gëzim Kopani për shitjen e një vile pjesë e kompleksit "White House" e ndodhur në Lundër, Tiranë.

Kjo pasuri është rënë dakord të shitet me një çmim në total prej 515,000 Euro. Në kontratë është parashikuar se pjesa tjetër prej 380,000 Euro do të likujdohet në momentin që do të dalë e freskuar nga ZVRPP-ja Tiranë, kjo pronë, në të cilën do të lidhet edhe kontrata e shitjes. Në të njëjtën datë pra më 10 tetor 2016 shtetasi Romeo Beqollari, i biri i shtetases Tefta Zekaj dhe si përfaqësues i saj emëruar sipas një prokure të posaçme, ka kërkuar të tërheqë shumën prej prej 135,000 Euro cash nga llogaria e Tefta Zekaj.
 
Nga verifikimet e mëtejshme për shtetasen Tefta Zekaj ka rezultuar se ka disa raportime të kontratave noterial e për periudhën në vijim 2014-2016. Në datë 10 mars 2014 ka dhënë hua shumën 21,000 euro tek huamarrësi Spartak Denaj. Në datë 10 shtator 2015 ka dhënë hua shumën 13,000 euro tek huamarrësi Albana Fekeci. Në datë 3 tetor 2015 si individ ka shitur apartament me çmim 126,500 euro, nga të cilat janë paguar jashtë zyrës noteriale 89,200 Euro dhe pjesa tjetër 37,300 Euro është paguar nëpërmjet llogarisë së noterit ku palë blerëse është Kristo Pisku.

Në datë 11 nëntor 2015 ka dhënë hua shumën 20,000 euro tek huamarrësi Zamir Manaj. Në datë 26 nëntor 2015 ka dhënë hua shumën 13,000 Euro tek huamarrësi Albana Fekeci. Në datë 22 shkurt 2016 ka dhënë hua shumën 15,000 euro tek huamarrësi Florid Virjoni me afat deri 15 shtator 2016. Në datë 14 prill 2016 shtetasja Tefta Zekaj ka dhënë si individ hua shumën 15,000 Euro tek huamarrësi Florid Virjoni.

Nga verifikimet e kryera për shtetasin Romeo Beqollari apo Zekaj (djali i shtetases Tefta Zekaj) rezulton se ky shtetas ka vepruar në llogarinë e shoqërisë "FZ Construction" shpk, konkretisht ne date datë 27 janar 2014 ka tërhequr 10,000 Euro me çek dhe ka derdhur shumën 1,135,000 lek në llogarinë e shoqërisë. Ka një raportim të një kontrate noteriale si individ pasi ne date 26 nëntor 2015 ky shtetas Romeo Beqollari ka blerë apartament me çmim 128,000 Euro, me deklarimin se shuma do të likujdohet në llogarinë e shoqërisë.Po kështu nga verifikimet e bëra për shtetasen Rudina Zekaj, të bijën e shtetases Tefta Zekaj dhe motra e Fejzo Zekaj, rezulton se kjo shtetase ka vepruar në emër të shoqërisë "FZ Construction" sh.p.k duke lidhur kontrata shitje edhe për periudhën vijuese.

Janë 42 raportime të transaksioneve noteriale të lidhura për shoqërinë për periudhën 2014-2016 dhe ka edhe dy raportime ku ajo shfaqet në transaksione noteriale si individ. Kjo shtetase ka blerë në datë 3 tetor 2015 apartament nga shoqëria "FZ Construction" shpk me çmim 65,000 Euro dhe shoqëria në këtë kontratë përfaqësohet nga shtetasi Romeo Beqollari apo Zekaj, vëllai i shtetases Rudina Zekaj. Në datë 19 tetor 2015 kjo shtetase ka blerë si individ një garazh me sipërfaqe 16.1m2, me adresë Rruga "Ndre Mjeda" me çmim 7,000 Euro tek shitësi shoqëria "A…..”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve