Gjykata liron një tjetër anëtar të ‘Bandës së Durrësit’, prokuroria ankimon vendimin: Të kthehet në qeli

Gjykata liron një tjetër anëtar të ‘Bandës së Durrësit’, prokuroria ankimon vendimin: Të kthehet në qeli

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Selman Heta është liruar me kusht nga Gjykata e Matit. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të tij për lirim nga qelia dhe dhënin e një mase më të lehtë.

Hetës i kishin mbetur edhe 3 vite e 6 muaj nga plotësimi i dënimit prej 25 vitesh burg, por sot është lënë i lirë me kusht. Ky vendim i gjykatës së Matit është ankimuar nga prokuroria dhe kërkon rikthimin e tij në qeli.

Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e "Bandës së Durrësit", por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për krimet e kryera gjatë kohës që ka qenë pjesë e kësaj organizate kriminale. Heti ka kërkuar leje shpërblyese më herët por i është refuzuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë që konsiderohet se ka si person. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës