Gjykata Ndërkombëtare Penale: Zero tolerancën ndaj krimeve kundër fëmijëve në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale: Zero tolerancën ndaj krimeve kundër fëmijëve në Ukrainë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka insistuar në "tolerancën zero" për krimet seksuale dhe me bazë gjinore, si dhe krimet kundër fëmijëve në Ukrainë.

Në një udhëtim të rrallë në një zonë konflikti, Karim Khan tha se kishte takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe prokurorin e përgjithshëm gjatë një vizite të shkurtër përpara se të shkonte në Poloni. Ai gjithashtu zhvilloi bisedime virtuale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

ICC-ja filloi një hetim zyrtar mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë pasi Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Khan tha se ICC do të hetojë të gjitha anët e konfliktit.

"Asnjë person me armë, raketë, aeroplan ose mortaja nuk ka licencë për të shënjestruar civilët. Objektet civile dhe civilët duhet të mbrohen. Të burgosurit e luftës duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore," shtoi ai. 
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset