Gjykata për UÇK, Carla del Ponte
Nuk ka nevojë për Gjykatë të re 

Gjykata për UÇK, Carla del Ponte<br />Nuk ka nevojë për Gjykatë të re 
Ish prokuroja zvicerane në Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavi në Hagë, Carla del Ponte, është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ajo i ka deklaruar Radios zvicerane SFR se “nuk ka nevojë të ketë Gjykatë të re për të gjykuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë”, transmeton gazeta zvicerane Blick.

“Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim', ka thënë Del Ponte për radion zvicerane SFR. E pyetur nga gazetarja e emisionit “Sot në mëngjes” nëse ajo besonte në suksesin e kësaj gjykate, Del Ponte është përgjigjur “kam dyshime për këtë.”

Ajo ka thënë se ka një Tribunal që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe se ky është Tribunali ndërkombëtar i OKB-së në Hagë. Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mundshme në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij Tribunali, ka deklaruar ajo.

Carla del Ponte ka shprehur habinë që në Kosovë të themelohet një gjykatë e tillë.

“Të gjitha hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngritët Gjykata, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë në dritë”, ka deklaruar Del Ponte./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike