Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit! Biden: E turpshme t'i barazosh

Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon urdhra arresti për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza, tha kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan për CNN.

Khan tha se Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon gjithashtu urdhër për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant , si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit - Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem, i njohur si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, lider politik i Hamasit.

Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Ky vendim e vendos Netanyahun në shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi ​​një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë: shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim", ka thënë Khan Amanpour.

Një trupë e përbërë nga tre gjykatës do të vendosë nëse do të lëshohen urdhër-arrestet dhe nëse do ta lejojnë këtë çështje të vazhdojë. Izraeli nuk është anëtar i gjykatës dhe, edhe nëse urdhër-arrestet lëshohen, Kryeministri Netanyahu dhe ministri Gallant nuk përballen me ndonjë rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Megjithatë, njoftimi i Kryeprokurorit Khan thellon izolimin e Izraelit teksa ai vazhdon luftën dhe urdhëri i arrestit mund ta bëjë të vështirë për udhëheqësit izraelitë udhëtimin jashtë vendit.

Dy udhëheqës të Hamasit, Sinwar dhe Deif besohet se fshihen në Gazë dhe Izraeli përpiqet t'i kapë apo vrasë ata. Drejtuesi i tretë, Haniyeh, udhëheqësi suprem i grupit militant islamik, jeton në Katar dhe shpesh udhëton në të gjithë rajonin. Kërkesa e zotit Khan duhet miratuar nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, të cilëve u duhen mesatarisht dy muaj për të shqyrtuar provat dhe për të përcaktuar nëse mund të vazhdojë procesi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Kërkesa për urdhër arrest ndaj Netanyahut, Biden: E turpshme

1713977650_joebiden.JPG

Të turpshme e quan Presidenti Joe Biden kërkesën e kryeprokurorit të Hagës Karim Khan që gjykata penale ndërkombëtarë të lëshojë urdhër arresti për kryeministrin Netanjahu dhe liderin e Hamas Sinuar.

‘Çfarëdo që të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë - midis Izraelit dhe Hamasit.’, tha presidenti amerikan.

Ora 15:35
Ministri i Jashtëm izraelit: Sulm frontal nga Gjykata e Hagës mbi viktimat e 7 tetorit

Foto: Israel Katz

 Vendimi skandaloz i Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës Penale të Hagës është një sulm frontal dhe pa rezerva kundër viktimave të 7 tetorit dhe 128 të rrëmbyerve tanë në Gaza.

 Kështu është shprehur ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz pasi kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan tha se po kërkon urdhër arresti për kryeministrin dhe liderë të tjerë të Izraelit.

“Ndërsa vrasësit e Hamasit kryejnë krime kundër njerëzimit, kundër vëllezërve dhe motrave tona, Prokurori përmend në të njëjtën frymë Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Shtetit të Izraelit së bashku me përbindëshat e neveritshëm të Hamasit si nazist. Një turp historik, që do të mbahet mend përgjithmonë. Kam udhëzuar menjëherë ngritjen e një qendre komanduese të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme, me të gjitha entet profesionale, që synon të luftojë kundër vendimit që synon kryesisht të prangosë duart e Izraelit dhe ta pengojë atë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

 Unë synoj të flas me ministrat e jashtëm të vendeve kryesore në mbarë botën për t'i nxitur ata të kundërshtojnë vendimin e Prokurorit dhe të deklaroj se edhe nëse lëshohen urdhër-arreste, ata nuk kanë ndërmend t'i zbatojnë ato kundër liderëve izraelitë. Asnjë fuqi në botë nuk do të na pengojë të kthejmë të gjithë pengjet tona dhe të rrëzojmë regjimin terrorist të Hamasi”, shkruan në llogarinë e tij në X Katz.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapa: 21/05/2024 08:58

    Po ajo qe beri Hamasi me sulmin kunder popullsise Izraelite si duhet ta quajme?

    Përgjigju
  • Iris: 21/05/2024 04:21

    E perse na qenka e turpshme t'i barazosh?! Vertet lideri i Hamasit eshte ai qe eshte,por ama Netanjahu duke bombarduar Gazen e duke sjelle pasojat indirekte si urine,vuajtjet,semundjet,shkaterrimet e luftes,etj te civilet,tek femijet,tek te pafajshmit,u ul ne te njejtin nivel me Sinwarin,pra u be shenderua ne nje terrorist.

    Përgjigju
  • Bim: 20/05/2024 21:19

    E turpshme hipokrizia e shteteve perendimore ku mendojn se vetem te tjeret bejn krime. Vrasja e qellishme e mijrave te pafajshme ne Gaza, shkatreimi i qellimshem e pothujse te gjitha spitaleve shkollave e universitete na ben me kallxu qe ka ken thjesht nje hakmarrje kunder poppullates e jo nje lufte kunder Hamasit. Kete e kan ba edhe nazistat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës