DURRES-Gjykata pezullon nga detyra Kryeinspektorin e IMT, Artur Çela. Prokuroria e Durrësit procedoi kryeinspektorin e IMT në Durrës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Gjykata Durrës në datë 10.04.2018 vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të qëndruar në ambientet e IMT në Durrës.
Artur Çela është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur në organin e akuzës, ndërsa rasti për të cilin akuzohet lidhet me mos veprimin për të prishur një objekt në lagjen numër 17 në Durrës duke favorizuar nje person, por pas denoncimit u shkarkua nga detyra.

Komento
Komente

Pse nuk kerkove ndihmen e permbaruesit te famshem Lefter Cani nga tirana qe per leke shemb krejt shqiperine?dhe biles del i palagur ngaqe nuk ka shtet!
Përgjigju