Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
Gjithashtu, në bazë të vendimit që gazeta 'TemA' e disponon, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
Veç të tjerash, në arsyetimin e saj, Gjykata nënvizon se Aeroporti i Vlorës është një objekt me rëndësi strategjike kombëtare dhe çdo veprim i paautorizuar mbi të cenon interesin publik dhe sigurinë e vendit.
Sipas vendimit që gazeta 'TemA' po e boton të plotë, kontrata e dyshuar e huasë prej 100 milionë eurosh me një subjekt të paidentifikuar paraqet rrezik real për kalimin e kontrollit të aeroportit te një entitet i huaj, duke prekur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare./ Tema

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente










Emigranti Ty të qënka bërë zemra mal nga gëzimi se aeroporti i Vlorës do dështojë,por për inatin e saliut që shkatërroi e dogji gjithë Shqipërinë dhe tëndin e gjithë atyre të tokës së xanum,ai aeroport do të përfundojë dhe shumë linja ajrore ndërkombëtare do të aderojnë në atë aeroport që është më i madh se i Taranës.
PërgjigjuGjeja me e mire qe din te bejme te vjedhim te prishim
PërgjigjuO edo o rome ngaje fut nathu naj llafe tani. Se e pate bo pacollin si ismahil Qemali E I bone gjith ate pote auroportin e vlores. Apo dhe ty potevjen radha si lali eri. Nuk bohet shqiprija me rrena o pupull. Si sali berisha. Si edi roma . Si ilir meta Nuk ka punuar per poullin por Per hallet e veta. Zoti urujt familjet eye afremit e juaj se nga cdo qeverri Ve goal keni.
PërgjigjuTani u kujtuan te perdorin Golden Power ??? Pse te Bunkers, te bakri ,te porti i durresit etj etj nuk eshte perdorur ..
PërgjigjuKy hetim i takon SPAK-ut,por jam e kenaqur qe prokuroria e Tiranes nderhyri me shpejtesi dhe ngriu cdo veprim te mundshem te asamblese se ortakeve.Po te ngrijne dhe asetet qe kane te bejne me aeroportin do te jete akoma dhe me mire.
PërgjigjuPo sikur do te hapej ne qershor 2025 thoshin disa gazetar qerose? Wooow , a eshte e vertet ky lajm? Kur hapet apo 2027 ne Zgjedhje te tjera apo 2029 me hyrjen ne BE qe thojne Qeveria dhe Shoqatat!
Përgjigjupo vlonjatet prisnin avionin ...
PërgjigjuKa nje muj qe mka than I shok qe are portin do e Marr mafia shqiptare de e largojn pacollin