Gjykata pushon hetimet për Velierën në Durrës, i hap rrugë vijimit të punimeve

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur mbylljen e çështjes Veliera dhe pushimin e hetimeve duke i hapur krahun vazhdimit të punimeve që janë në fazë intensive.

Shoqëria civile do ta vazhdojë betejën në shkallët më të larta të gjyqësorit bëri me dije Sazan Guri nga Durrësi.

6 muaj më parë shoqëria civile kërkoi nga gjykata e shkallës së parë Durrës shpalljen e moskopetencës për gjykimin e kësaj çështje në mënyrë që ajo të kalonte direjt në gjykatën e lartë për shkak se janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë.

Gjatë protestave të vazhdueshme protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndërprerjen e punimeve për shkak se dëmtohen vlerat arkeologjie të Durrësit të lashtë. Pjesëmarrësit në protesta kanë deklaruar se nuk do të rreshtin së kërkuari në dyert e drejtësisë bllokimin e punimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic