Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, Lionel Messi nuk i shpëton dot gjyqit, pasi apeli që bëri argjentinasi për tre akuzat e ngritura për evazion fiskal mbi 4.1 mln Euro janë refuzuar duke e detyruar sulmuesin që të ulet në bankën e të akuzuarve.
Messi gjatë verës u akuza për evazion fiskal, por çështja u mbyll, pasi argjentinasi vendosi që të paguajë të gjitha detyrimet, por gjykatësi i Gavas, qytetit ku jeton sulmuesi i Barcelonës në Spanjë kërkon të zbulojë nëse babai i futbollistit, Jorge që është edhe menaxheri i tij ka mashtruar apo jo organet tatimore për transfertat e realizuara.
Gjykata dyshon se Lionel Messi ka pasur dijeni për lëvizjet që kryente babai i tij, teksa hodhi
hodhi poshtë kërkesën që të thirreshin si dëshmitar personat e propozuar nga argjentinasi.
Problemet me shmangien nga detyrimet fiskale kohët e fundit kanë cenuar disi popullaritetin që gëzonte argjentinasi në të gjithë botë, por një gjë e tillë nuk pritet që të ndikojë në fushë për sulmuesin, që po zhvillon një edicion pozitiv te Barcelona.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com