Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e Prokurorisë për të ribashkuar në një proces të vetëm gjykimin për ish deputetin Mark Frroku dhe të pandehurin në arrati Kristjan Marinaj.
 
Më 14 prill gjykata hapi seancën me dy të akuzuarit Frroku e Marinaj por pas gjykimit të shkurtuar për Frrokun vendosi të veçojë gjykimin.
 
Kërkesa e Prokurorisë u bë në seancën e kësaj të marte pasi më parë gjykata vendosi të revokojë vendimin e saj për gjykim të shkurtuar ndaj ish deputetit.
 
Frroku e Marinaj akuzohen për vrasje në bashkëpunim të Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë. Por për këtë akuzë pritet të zhvillohen seanca gjykimi ku për herë të parë në Shqipëri do të ftohen dëshmitarë për të dhënë versionin e tyre për ngjarjen e 17 viteve më parë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com