U transferua prokuror në Shkodër me propozim të këshillit të prokurorisë dhe miratim të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe dekret të ish-Presidentit Nishani, prokurori Arben Dollapi fiton me gjyq të drejtën për tu rikthyer në prokurorin e përgjithshme.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Avni Sjedi i cili ka rrëzuar dekretin e ish Presidentit Bujar Nishani që firmosi dekretin për transferimin e Dollapit nga prokuroria e përgjithshme drejt Shkodrës.

Me këtë vendim tashmë Dollapi duhet të rikthehet në postin e tij si prokuror në prokurorinë e përgjithshme nga ku ai u largua pasi pati përplasje me ish-Kryeprokurin Adriatik Llalla.

Ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se ky vendim është apeluar nga prokuroria e përgjithshme dhe ende s’ka marrë formë të prerë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com