Gjykata rrëzon Kahn: Nuk
ka imunitet, OK padisë civile

Gjykata rrëzon Kahn: Nuk <br />ka imunitet, OK padisë civile
SHBA-Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendojë imunitet diplomatik, cka do të thotë se ndaj tij do të zhvillohet gjyqi për padinë civile që ka ngritur një punonjëse hoteli duke e akuzuar për sulm seksual. Një gjyqtar në Nju Jork ka marrë vendim që ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendoj imunitet diplomatik, për ta evituar aksionin gjyqësor civil lidhur me dyshime për sulm seksual.

Gjykata në Nju York vendosi që Shtraus-Kan e ka humbur imunitetin e tij diplomatik, pasi në kohën që u bë padia civile ai kishte dhënë dorëheqjen si kreu i FMN.
Punonjësja e hotelit, Nafisatou Diallo, e ka akuzuar Shtraus-Kan se e ka detyruar atë për të kryer akt seksual, kur ajo po pastronte në dhomën e tij në një hotel në Manhatën, më 14 maj të vitit të kaluar.

Menjëhërë punonjësja e hotelit bëri padi penale ndaj ish-kreut të FMN, por më pas u tërhoq pasi prokurorët vendosën se Diallo nuk mund të jetë një dëshmitare e besueshme. Për këtë arsye ajo paraqiti një padi civile duke kërkuar dëmshpërblim.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot