Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka ndaluar seancën e Parlamentit të Katalonjës, e cila është parashikuar të mbahet ditën e hënë.
Gjykata e ka cilësuar si një veprim anti-kushtetues, sjelljen e zyrtarëve katalanas për mbajtjen e referendumit, ndërsa po përgatiten masa për të parandaluar shpalljen e pavarësisë së rajonit të Katalonjës.
Disa ditë më parë vetë Kryeministri i Spanjës, Mario Rajoy, ka paralajmëruar autoritetet e Katalonjës se veprimet për të shpalluar pavarësinë janë të patolerueshme nga Madridi zyrtar.
Deklaratat për shpalljen e pavarësisë janë njoftuar nga lideri katalanas Carles Puidgemont, i cili ka theksuar se brenda javës së ardhshme gjithçka do të zgjidhet dhe Katalonja do të shpall pavarësinë e saj.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com