Gjykata Speciale e Hagës refuzon kërkesën për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Gjykata Speciale e Hagës refuzon kërkesën për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa vendndodhje në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve