Gjykata supreme në SHBA i jep të drejtë administratës së Donald Trump për përcaktimin e gjinisë në pasaportë. 

Gjinia përcaktohet që në lindje dhe e atillë shënohet edhe në pasaportën e nje shtetasi amerikan. Ajo nuk mund të ndryshohet më as me një dokument mjekësor siç ndodhte që prej vitit 1992. 

Administrata Biden që prej vitit 2021 lejonte qytetarët ta deklaronin gjininë në pasaportë pa nevojën e një  dokumenti mjekësor. 

“Shfaqja e gjinisë së mbajtësve të pasaportës sipas lindjes nuk bie ndesh me parimet e mbrojtjes së barabartë”, tha gjykata në një shpjegim të urdhrit të saj.

Gjykata miratoi kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të hequr urdhrin e gjyqtarit që kishte bllokuar politikën që kërkonte që pasaportat të korrespondonin vetëm me seksin e një personi të caktuar në lindje, ndërsa një padi kolektive që sfidon veprimin e administratës është në zhvillim e sipër./Reuters