Gjykata Supreme vendos kundër mbajtjes së referendumit të Skocisë për pavarësi: Jo pa lejen e qeverisë britanike

Gjykata Supreme vendos kundër mbajtjes së referendumit të Skocisë për pavarësi: Jo pa lejen e qeverisë britanike

Parlamenti skocez nuk mund të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë pa miratimin e Westminsterit, siç ka vendosur gjykata supreme, në një vendim unanim që ka të ngjarë të zemërojë nacionalistët skocezë, të cilët thonë se e ardhmja e vendit varet nga votuesit skocezë, raportojnë mediat e huaja.

Pas vendimit, Ministrja e parë, Nicola Sturgeon, tha: "Demokracia skoceze nuk do të mohohet. Vendimi i sotëm bllokon një rrugë për të dëgjuar zërin e Skocisë për pavarësinë, por në një demokraci zëri ynë nuk mund dhe nuk do të heshtë”.

Duke dhënë vendimin kategorik të mërkurën në mëngjes, presidenti i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Reed, tha se parlamenti skocez nuk kishte fuqinë për të nxjerrë ligje për një referendum mbi pavarësinë, sepse një projekt-ligj i tillë do të lidhej me të ardhmen e bashkimit të Britanisë, çështje e rezervuar për Westminster.

Vendimi erdhi pas një seancë të paprecedentë në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar ku qeveria skoceze synonte të largohej nga Mbretëria e Bashkuar.

Aktivistët që kërkojnë pavarësimin besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera nëse mbahet sërish tani, dy vjet pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, gjë që skocezët e kishin kundërshtuar.

Në vitin 2014, skocezët nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë, duke votuar 55% kundër pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e mbajtur në atë kohë. Gjykata Supreme konstatoi se nuk është në fuqinë e Parlamentit skocez “të bëjë legjislacion për një referendum për pavarësinë skoceze”.

Qeveria konservatore e Mbretërisë së Bashkuar në Londër ka refuzuar ta pranojë një votim të tillë, duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte dhënë në një referendum të vitit 2014. Anketat sugjerojnë se skocezët mbeten të ndarë në gjysmë lidhur me këtë çështje.

Sturgeon mohoi se ishte një goditje për kauzën e pavarësisë skoceze, duke shtuar se çështja mund të ishte e lidhur për vite me radhë nëse parlamenti skocez do të kishte shkuar në rrugën e legjislacionit për një votim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur