Gjykata Supreme vendos: Trump mund të mbetet në garë për president

Gjykata Supreme vendos: Trump mund të mbetet në garë për president

Gjykata Supreme vendosi të hënën se pushtetin për një vendim të tillë e ka Kongresi dhe jo shtetet. Vendimi i sotëm nënkupton se Trumpi ka të drejtë të garojë tani në zgjedhjet primare në Kolorado.

“Fitore e madhe për Amerikën”, shkroi Trumpi në rrjetin e vet social menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Të gjithë nëntë gjykatësit votuan në favor të Trumpit dhe vendimi i tyre u jap fund pothuajse të gjitha përpjekjeve për t’ia ndaluar Trumpit garimin në zgjedhjet primare në shtetet e tjera.

Trumpi është lider në garën e Partisë Republikane për t’u nominuar kandidat për president dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të përballet përsëri me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të nëntorit.

Kolorado, bashkë me 14 shtete të tjera, do të votojnë të martën në një garë maratonike që cilësohet si “Super e marta”.

Trumpi pritet të fitojë pa ndonjë telash dhe ta mposhtë kundërshtaren e vetme që i ka mbetur, Nikki Haley, në çdo fushëbetejë.

Ish-presidenti u ankua më 3 janar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Kolorados, e cila e diskualifikoi atë nga gara për president, duke thënë se ai e kishte shkelur një amendament kushtetues që u pamundëson të mbajnë poste atyre që janë “përfshirë në kryengritje”.

Pika 3 e Amendamentit 14-të ia ndalon mbajtjen e postit “secilit person të Shteteve të Bashkuara” i cili është betuar për “ta mbështetur Kushtetutën e shteteve të Bashkuara” dhe pastaj “është përfshirë në kryengritje, apo rebelim kundër po të njëjtës, apo u ka ndihmuar armiqtë”.

Por, Gjykata Supreme tha në vendimin e saj se “ne konkludojmë se shtetet mund t’i diskualifikojnë njerëzit nga mbajtja e postit apo tentimi për të mbajtur post publik. Por, Shtetet nuk kanë pushtet në bazë të Kushtetutës për ta përdorur pikën 3 në lidhje me zyrat federale, posaçërisht me presidencën”. /REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja