Godina e Gjykatës Themelore në qytetin e Lipjanit është qëlluar me koktej Molotov nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në orët e vona tënatës së mbrëmshme, ku janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri që ëhstë shkaktuar prej tyre.
Përveç dëmeve në godinë ëhstë djegur edhe një automjet i saj.
Të dhënat e policisë, saktësojnë se, sulmi ka ndodhur në orën 23:55 dhe se për këtë kanë nisur hetimet nga ana e policisë kosovare.
Për këtë ngjarje ka reaguar Këshilli Gjyqësori i Kosovës, i cili dënoi sulmin duke e cilësuar si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.
“KGJK fton organet kompetente që të zbardhin autorët e këtij akti vandal dhe njëherit zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com