Gjykata udhëron Trump të rikthejë DACA-n, skemën për rihapjen e aplikimeve për fëmijët e mbërritur ilegalisht në SHBA

Gjykata udhëron Trump të rikthejë DACA-n,  skemën për rihapjen e aplikimeve për fëmijët e mbërritur ilegalisht në SHBA

Foto ilustruese

Emigrantët të cilët kanë shkuar në SHBA kur kanë qënë minorenë nuk do të depërtohen, ka qënë ky vendimi i një gjykatësi në New York i cili ka rikthyer edhe njëherë në fuqi programin e DACA, të hedhur në fuqi nga ish-presidenti Barack Obama në 2012.

Gjykatësi Nicholas Garaufis ndërtoi urdhrin e tij mbi bazën e një vendimi të mëparshëm ku sipas tij, Sekretari i Përkohshëm i Sigurisë së Brendshme Chad Wolf nuk ishte emëruar ligjërisht kur ai aprovoi veprimin për të larguar fëmijët me anë të një memorandumi.

”Agjencia tani do të duhet të pranojë aplikime të reja për leje pune nga migrantë të padokumentuar të sjellë në mënyrë të paligjshme në vend si fëmijët”, tha Garaufis.

Urdhri gjithashtu kërkon që DHS të zgjasë lejet e punës të dhëna më parë nga një vit në dy, siç lejohet fillimisht nga programi dhe të bëjë një raport mbi ndikimet që ndryshimet e paligjshme kanë pasur tek aplikantët.

Shumica e fëmijëve të mbrojtur nga programi Daca janë nga Meksika dhe vendet e tjera të Amerikës Latine. Këta emigrantë njihen si "ëndërrimtarë".

Presidenti amerikan Trump, si pjesë e përpjekjeve të tij për të frenuar imigracionin, u përpoq ta përfundonte programin në 2017, duke e quajtur atë antikushtetues. Gjykata e Lartë e mori çështjen në dorë pasi gjykatat e shkallëve të ulëta vendosen që administrata nuk shpjegoi në mënyrë adekuate pse po i jepte fund programit, duke kritikuar shpjegimet "kapriçioze" të Shtëpisë së Bardhë.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë mbështeti vendimet e gjykatës së shkallës së parë që gjetën lëvizjen e Z. Trump për të shfuqizuar Daca ishte "e paligjshme".

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden, i cili merr detyrën në 20 janar, ka thënë se ka në plan të rikthejë Dacan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja