Gjykata: Xhamia e Namazgjasë
do ndërtohet, jo-ambientalistëve

Gjykata: Xhamia e Namazgjasë<br />do ndërtohet, jo-ambientalistëve
TIRANË - Gjykata e Rrethit Tiranë ka hedhur poshtë sot, padinë e ambientalistëve kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe lejes zhvillimore komplekse tek lulishtja e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca gjyqësore që nisi sot në mesditë përfundoi me vendimin për vazhdimin e punimeve. 

Përfaqësuesi i ambientalistëve, Kastriot Frashëri, tha se "drejtësia dhunoi qytetarët dhe përdhunoi integritetin e vendit." Sipas grupit të ambientalistëve që ngriti padinë, "Tirana po bëhet e pabanueshme. Më parë, ajër, jetë dhe gjumë ndërsa tani kemi besime fetare. Qytetarët shqiptarë të marrim shembull nga ata turq, që protestuan për prerjen e pemëve."

Padia e ambientalistëve kishte si objekt: "Pezullimin e vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013 për lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale (3,4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”, si dhe të “leje zhvillimore komplekse me nr. 3306 prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT".

Padia u bë një javë më parë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional. Ato iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar lejen e ndërtimit, që i ka dhënë Komunitetit Mysliman, Këshilli i Rregullimit të Territorit duke kërkuar që punimet të ndërpriteshn menjëherë dhe po ashtu, edhe prerja e pemëve.

Ambientalistët iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, të cilit i kërkuan që të nisë hetimet për punimet që po bëhen te lulishtja e Namazgjasë për ndërtimin e xhamisë së re të Myslimanëve.

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq