Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata zgjat me dy muaj afatin e paraburgimit ndaj bashkëshortit të saj Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve

Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata zgjat me dy muaj afatin e paraburgimit ndaj bashkëshortit të saj Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve

Liridona Murseli

Autoritetet kosovare kanë vendosur zgjatjen e afatit të paraburgimit ndaj 3 të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor, bashkëshortit të saj, Naim Murselit, si dhe dy të dyshuarve të tjerë,

Ky vendim është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”,- thuhet në konfirmim.

 

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot