Krimet e rënda do të gjykojnë në dy procese të veçuara "Babagjyshët" grabitës. Këtë të hënë është pranuar gjykimi i shkurtuar për Ilir Kupën, Mark Shpendin, Enea Qerushin, Agustin Sulën, Edmond Selalën. Ndërsa për Fatmir Pjetrin, Lin Kalën, Dritan Kolën dhe Angjelin Ndrekën gjykimi do të zhvillohet me procedurë normale.
 
Babagjyshët akuzohen për grabitjen e mbi 10 argjendarive dhe qindra mijëra eurove si në Shqipëri e Maqedoni. Ky grup u zbulua falë përgjimeve të komunikimeve telefonike dhe dëshmisë së një prej anëtarëve të penduar të bandës.
 
Kjo akuzë nuk është e vetmja që rëndon mbi të konsideruarin si kreu i "Babagjyshëve", Ilir Kupa, pasi pak ditë më parë atij ju konvertua dhe dënimi i drejtësisë greke me të njëjtën procedurë të gjykimit të shkurtuar.
 
Për akuzën e arratisjes nga burgu në Greqi, armbajtës dhe tentativës së vrasjes së policëve grek, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua pasi ndaj tij u aplikua gjykimi shkurtuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com