Gjykimi i Trump në Senat – çfarë mund të pritet?

Gjykimi i Trump në Senat – çfarë mund të pritet?

Ditën e sotme senati amerikan do të fillojë gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do të hyjë në histori si presidenti ndaj të cilit është hapur një gjykim fajësimi dy herë. 100 senatorët do të fillojnë me procedurat e gjykimit dhe do të marrin rolin e gjykatësve për të vendosur nëse ish-presidenti është fajtor për “nxitje të kryengritjes” dhe rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse në Kongresin amerikan. Në protestat e dhunshme të 6 Janarit, humbën jetën 5 persona.  50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për të paktën 17 vota të republikanëve për të dënuar Trump, megjithëse një gjë e tillë duket pothuajse e pamundur. Është shumë e vështirë që Trump të fajësohet pasi shumë nga republikanët dhe avokatët e Trumpit thonë se gjyqi është i panevojshëm meqë ai nuk është më president dhe rrjedhimisht nuk mund të largohet nga detyra. Por demokratët janë të bindur të vazhdojnë me procesin dhe kërkojnë që ai të bëhet precedent dhe t’i ndalohet atij që të ushtrojë sërish detyrën e presidentit.

Si funksionon gjykimi?

Në bazë të Kushtetutës amerikanë, Dhoma e Përfaqësuesve ka kompetencën për të shpallur akuzat ndërsa Senati e ka fuqinë e vetme për të zhvilluar gjykimin. Personi që akuzohet – i cili mund të jetë president, zëvendës president ose çdo zyrtar civil i Shteteve të Bashkuara – mund të dënohet nga dy të tretat e senatorëve të pranishëm.

Sa do të zgjasë gjykimi?

Kohëzgjatja e gjykimit është e paqartë. Senati fillimisht përcakton dhe pajtohet me rregullat e gjykimit. Në gjykimin e parë, ai zgjati tre javë, por mund të shkojë deri në disa muaj në varësi të dëshmive të marra.  Trump ishte akuzuar se e keqpërdori detyrën duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar Joe Biden. Gjykimi i dytë ndaj Trump pritet të jetë më i shkurtër, pasi senatorët ishin të pranishëm dhe dëshmitarë të dhunës së shkaktuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka