Gjylameti: Basha pyeste qytetarët 
për punët e bashkisë, s’bëri asgjë

Gjylameti: Basha pyeste qytetarët <br />për punët e bashkisë, s’bëri asgjë
Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka akuzuar edhe një herë kryetari actual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se është zhdukur nga Tirana dhe se në 4 vitet e qeverisjes së tij nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin.

Ajo ka sjellë edhe një herë në kujtesën e të gjithëve atë që pati thënë Bashan në një takim me ambientalistët, ku pyeste se “Si do të zhduken plehrat në Tiranë?”, duke theksuar se ai po pyeste të tjerët për punët e bashkisë.

Më tej ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për kandidatin e mazorancës, Erion Veliaj në zgjedhjet e 21 qershorit, si zgjedhja e vetme, e cila do ti zgjidhë problemet që i ka hapur Tiranës Lulëzim basha.
 
“Lulzim Basha ka zgjedhur të arratiset nga Tirana. Ka lënë kandidatin e tij të tregojë barsoleta e të hedhë batuta, dhe vet është zhdukur. Lulzim Basha nuk ka faj. Kushdo do ta kishte të vështirë të përballej me qytetarët të cilët ka 4 vjet që i mashtron.Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra në Evropë me një sistem të diferencuar mbetjesh, premtoi Luli në 2011. Natyrisht ky premtim nuk është mbajtur. Qytetarët janë dëshmitarë sesi ka degraduar situata në lagjet e Tiranës. Madje është edhe më keq se kaq. Vetë Lulzim Basha e pranoi 3 muaj më parë se nuk e ka ende idenë sesi ta trajtojë situatën e mbetjeve në Tiranë. “Si do të zhduken plehrat në Tiranë?”, pyeste Luli në një takim me ambientalistët a thua se zgjidhjen për punët e bashkisë duhet t’ia japin qytetarët. Në 4 vjet Luli nuk bëri asnjë investim serioz, qoftë për rritjen e cilësisë së shërbimit të pastrimit të qytetit, qoftë për ngritjen e një sistemi të diferencuar mbetjesh. Përkundrazi, situata është përkeqësuar, në zonat si Qyteti i Studentit, Komuna e Parisit, zona e Unazës së re, zona e Alliasit etj. Kudo gjenden kontenierë të dëmtuar, mbetje urbane nëpër rrugë, të cilat jo vetëm nuk e bëjnë Tiranën një qytet me standard pastërtie evropian, por rrezikojnë çdo ditë shëndetin e qytetarëve .Edhe zgjidhja e këtij problemi, ashtu si zgjidhja e çdo problemi që i ka hapur Luli Tiranës do t’i mbetet kryebashkiakut të ri dhe administratës së re të Bashkisë. Në 21 qershor ky dështim i Lulit do të jetë një arsye më shumë për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur”- tha Gjylameti. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve