Gjylameti dhe Spiropali marrin
postet e Saimir Tahirit në PS

Gjylameti dhe Spiropali marrin<br />postet e Saimir Tahirit në PS<br /><br>
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme që të zëvendësojë Saimir Tahirin pas pezullimit nga të gjitha postet në parti.

Blerina Gjylameni do të drejtojë degën e Partisë Socialiste në Tiranë në vendin e Saimir Tahirit, ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali. Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. 

VIDEO/ Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar nga Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste

"Sot, mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste kishte një çështje që lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë së deritanishme të procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Siç e dini, prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë të organizimit në Partinë Socialiste: atë të Kryetarëve të Organizatave. Dhe më pas do të pasojë me zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave Socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. 

Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme. Nesër, ne do të kemi edhe kryetarët në nivel bashkie të Partisë Socialiste për një raportim dhe identifikim më të detajuar të problematikës që kemi hasur, përmes ecurisë së deritanishme të procesit. 

Po ashtu ka pasur një raportim edhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si Parti Socialiste, qoftë si grup parlamentar, por qoftë edhe si qeveri: atë të Bashkëqeverisjes me Njerëzit. 

E dua t’ju them që Kryesia e Partisë Socialiste ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë Koordinatorja Kombëtare e Bashkëqeverisjes me Njerëzit, për të vijuar punën intensive që sapo e kemi nisur: të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë, me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të Bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam. 

Po ashtu dua të komunikoj me ju që Kryesia e partisë shprehu qoftë vlerësimin për punën e deritanishme, por edhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës prej këtej e në vijim” deklaroi ai.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen, por u pezullua nga të gjitha funksionet pas akuzave nga prokuroria për përfshirje në dosjen Habilaj. Rama deklaroi para pak ditësh se Tahiri do të jetë një deputet i lirë deri në fund të hetimeve.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit