Gjylameti i radhit Bashës “aftësitë”
në 4 postet e tij më të rëndësishme 

Gjylameti i radhit Bashës “aftësitë”<br />në 4 postet e tij më të rëndësishme 
TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti i ka radhitur liderit të opozitës Lulzim Basha të gjitha dështimet që ai ka pasur sipas saj në postet e larta politike që ka mbajtur. Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputetja socialiste tha se Basha si politikan ka mashtruar në të gjitha postet, nga ministri Transporteve, i Brendshëm, i Jashtëm, e së fundi si kryetar Bashkie i Tiranës. Rruga e Kombit, marrëveshja detare me Greqinë, 4 të vrarët e 21 Janarit dhe "gjumi" në Bashkinë e Tiranës, janë "aftësitë që Gjylameti i rendit punës së Bashës në këto vite.

Deklaratë e plotë e deputetes Blerina Gjylameti:

Se çfarë është i aftë të bëj Lulëzim Basha këtë e ka treguar e kaluara e tij.

Si ministër i transporteve vodhi 240 milion euro në rrugën Durrës - Kukës dhe i shpëtoi drejtësisë dhe akuzës formale të prokurorisë duke u hequr i sëmure e duke paraqitur një raport mjekësor.

Si ministër i jashtëm shiti interesin kombëtar duke i falur fqinjëve detin shqiptar.

Si ministër i brendshëm urdhëroi policinë të vriste katër qytetar të pafajshëm në mes të bulevardit vetëm e vetëm se ata protestonin kundër qeverisë së Lulzim Bashës.

Si kryetar i bashkisë se Tiranës më mirë të mos flasim se katër vjet fjeti gjumë dhe bëri të pabërën me lejet e ndërtimit për të cilat shumë shpejt do duhet të përgjigjet.

Ky është Lulzim Basha!

Njeriu që nuk di të bëj asgjë përveç se të gënjejë e të mashtrojë, gjen sot kurajon për t'u dalë në mbrojtje atyre që shkelin ligjin, atyre që nuk paguajnë energjinë, atyre që nuk paguajnë taksa, atyre që nuk duan t'ia dinë për shtet.

Gjen kurajon t'u propozojë shqiptarëve të njëjtat politika të vjetra që për tetë vjet e zhyten Shqipërinë në borxhe dhe papunësi.

Njeriu që dhjetë vitet e fundit ka qenë ministër i transporteve, ministër i jashtëm, ministër i brendshëm dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit tenton ta nxjerrë veten e vet të larë nga gjithë zullumet qe ka bërë në këto dhjet vjet.

Por shqiptarët e njohin mirë Lulzim Bashën dhe e dinë se vetëm këtij njeriu nuk mund t'i besohet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal