Gjylameti: Në Bashki duhet dikush 
që punon për Tiranen, jo Holandën

Gjylameti: Në Bashki duhet dikush <br />që punon për Tiranen, jo Holandën
TIRANE - Një mandat të dështuar e ka vlerësuar deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti drejtimin e bashkisë së Tiranës nga lideri i opozitës Lulzim Basha. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë qeverisjen e kryebashkiakut pasi sipas Gjylametit, Basha nuk ka mbajtur premtimet e bëra ndaj qytetarëve. Në reagimin e saj ajo theksoi nevojën për një njëri që punon për  kryeqytetin dhe jo për një që as nuk rri në Tiranë përkundrazi punon nga Holand, duke iu referuar pagës prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.
 
“Kryeqyteti sot më shumë se kurrë ka nevojë për një njeri që të punojë për Tiranën dhe qytetarët e Tiranës, jo nga Holanda apo SHQUP-i por si kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit me votë se çfarë mendimi kanë për modelin e tij të dështuar të qeverisjes. Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për drejtimin e duhur”, u shpreh Gjylameti.   

Deklaratë për media e deputetes së PS, Blerina Gjylameti:

Lulzim Basha sot nuk guxon më as të shfaqet në Tiranë. Bredh nëpër Shqipëri duke premtuar çudira, por nuk gjen qoftë edhe një moment për t’u dalë përpara banorëve të Kryeqytetit e për t’u ballafaquar me ta për bilancin e një mandati të dështuar.  

Lulzim Basha premtoi çudira e projekte madhështore në 2011. Por në 4 vjet nuk arriti të realizonte as projektet më të thjeshta në ndihmë të banorëve të kryeqytetit.   

Duke filluar nga vera e vitit 2012, premtoi Luli, Bashkia e Tiranës me Lulin Kryebashkiak do të financojë shkolla dhe kopshte verore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve janë në marrëdhënie pune. 

Nuk është çudi që pas kësaj deklarate ndonjë zëdhënëse e Lulzim Bashës të dalë e të na shpjegojë sesi në fakt këto shkolla e kopshte verore janë organizuar por ne nuk i kemi parë. Ashtu siç nuk kemi parë as tramvajin, bulevardin e ri, apo kartën e studentit. 

Për të hequr çdo hije dyshimi ne i ftojmë sot qytetarët e Tiranës të na thonë nëse kanë dëgjuar gjëkundi për këto shkolla. Nëse kanë ndonjë të afërm, komshi apo koleg të cilit Bashkia e drejtuar nga Luli i paska krijuar mundësinë të dërgojë fëmijët në këto shkolla e kopshte verore. 

E vërteta është e thjeshtë dhe e dukshme për të gjithë. Si kur bëhej fjalë për projekte madhore, si kur bëhej fjalë për projekte modeste, premtimet e Lulit sot nuk vlejnë as sa letra mbi të cilën janë shtypur. 

Kryeqyteti sot më shumë se kurrë ka nevojë për një njeri që të punojë për Tiranën dhe qytetarët e Tiranës, jo nga Holanda apo SHQUP-i por si kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit me votë se çfarë mendimi kanë për modelin e tij të dështuar të qeverisjes. Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për drejtimin e duhur.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos