TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani publikoi dje kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën e Lartë. Në listën prej 17 kandidatësh të propozuar nga Nishani bien në sy rikthimi i disa emrave të vjetër në fushën e drejtësisë në vend. Konkretisht nga radhët e juristëve bie në sy kandidatura e Prel Martinit, Ish-kryetar i Hetuesisë në fillimet e demokracisë në Shqipëri.
Krahas Martinit, edhe kandidatura e Ermir Dobjanit është gjithashtu një rikthim në fushën e gjyqësorit pasi ai më parë ka pas mbajtur postin e Avokatit të Popullit. Edhe kandidatura tjetër e propozuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Panda është gjithashtu një emër i vjetër pasi më parë ka pas mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë. Veç këtyre, në listën prej 17 kandidaturash është edhe Adnor Shahmeti, ish-kandidat për deputet në Partinë Socialiste. Kandidaturat e tjera të Nishanit janë Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi, nga fusha e gjyqësorit, ndërsa nga radhët e juristëve janë Genti Shala, Gjet Kola, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi, Shpëtime Pitak.
Bie në sy fakti se për një post vakant në Gjykatën e Lartë, Presidenti i Republikës ka depozituar 17 kandidatura, gjë jo normale nga radhët e shkuara ku përgjithësisht kanë qenë vetëm dy kandidatura. Këto propozime të presidentit bëhen pas rrëzimit të dy dekreteve të mëparshme për këtë pozicion nga ana e mazhorancës socialiste.
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com