Gjyqet speciale; urdhër nga Zogu për vdekje e burgime

Zyra e shtypit të Kryeqytetit më 6 dhjetor 1927 lajmëronte sipas ligjit të votuar në parlament se gjyqi politik, transferohej nga Tirana në Shkodër dhe filloi veprimin e menjëhershëm. ”Me 20 dhjetor filloi gjykimi i fajtorëve grupe- grupe.

Që atë ditë iu paraqitën gjyqit 153 të pandehur, ndërsa hetuesia përgatiste akuzat edhe për 140 të arrestuar të tjerë. Më 11-13 dhjetor Ministria e Punëve të Brendshme urdhëronte prefektin e Shkodrës dhe prokurorinë e gjyqit politik të shpejtonte gjykimin e të pandehurve rebelë. Dënimi i shpejtë i tyre do të ishte me interes për vendosjen e qetësisë së plotë. Represioni politik ishte mjaft i ashpër. Vetëm gjatë dy javëve të para të dhjetorit 1926 numri i të burgosurve arriti në 700 vetë. Prokuroria e Shkodrës i dërgon Ministrisë së Brendshme listën e të gjykuarve dhe të dënuarve nga gjyqi politik.”Sipas kësaj liste te trishtë ishin gjykuar 306 vetë, ndër të cilët 222 kishin marrë dënime të ndryshme dhe 86 pafajësinë” (AQSH Fondi MPB Dosja F dok nr4255 dt 05.02.1927)

Gjyqi represiv vazhdoi punën e vet intensive deri në mesin e nëntorit 1927 duke shënuar një rekord në historinë e gjyqësorit të deriatëhershëm”. Represioni zogist dhe terrori politik në Dukagjin ia kalonte shumë më tepër marshimit të famshëm të Shefqet Turgut Pashës në vitin 1910. Burrat me të zëshëm të Dukagjini, vriten, varen në litarë, futen në burg dhe dënohen me vdekje e burgime në mungesë.  

(sg.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Historia e nënë e bijë që u kthyen pas 20 vitesh nga Kanadaja! Rama në ‘Podcast’: E dashuroj paqen, por nuk e gjej