LIBI - Gati dy vjet pas diktatori libian Muamar Gadafi u përmbys dhe u vra, djali i tij vazhdon të përballet me gjyqin për krime kundër njerëzimit. Saif al-Islam do të jetë i pranishëm në një seancë dëgjimore në Libi. Avokati i tij thotë se ai po përballet me një gjyq "krejtësisht të padrejtë".

Nëse procedurat do të vazhdojnë në Libi, Saif al-Islam Gadafi ka shumë mundësi të ekzekutohet.  Ai shihet si pasardhës i babait të tij dhe është nga  Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në lidhje me kryengritjen e vitit 2011. Ai gjithashtu përballet me akuzën se ka dëmtuar sigurinë e shtetit dhe ka fyer flamurin e ri të Libisë fyerje së. Mbi të gjitha, Saif al-Islam akuzohet për vrasjen dhe persekutimin e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Ai u kap nga milicia lokale në qytetin  Ubari në nëntor të vitit 2011, kur thuhet se po përpiqej të largohet nga vendi.

"Ai po përballet me një gjyq të  pandershëm,”- shprehet avokati i tij, - “gjyq në të cilin nuk është në gjendje për të marrë ndonjë dëshmitar në emër të tij, sepse ata do të jenë shumë të tmerruar për të dëshmuar. Dhe në fund, ai do të ekzekutohet", - përfundon avokati i tij John Jones, duke shtuar se djali i Gadafit është mbajtur në kushte të tmerrshme.

Gjykata Ndërkombëtare Penale  ka vendosur se Libia duhet të ekstradojë Gadafin në Hagë. Por, Libia është duke sfiduar vendimin e saj duke refuzuar ta dorëzojë atë dhe duke këmbëngulur për një gjyq në vend. Gjyqtarët kanë frikë se  ai nuk do të gjykohet drejt aty, pasi tashmë i ka bërë dy seanca.

Ish-avokati i familjes Gadafi, Nick Kaufman, beson se Saif duhet t’i dorëzohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)